Pas mbrojtjes se ish-Ministrit Saimir Tahiri dhe pyetjeve lidhur me te, kreu i Keshillit te Imunitetit ka kerkuar qe gjithe sa u deklarua t’i vihet ne dispozicion administrates dhe te vijoje mbledhja me dyer te mbylluara per te vendosur rreth kërkesën e Prokurorisë per autorizimin per arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Burime bejne me dije se mbledhja e Keshillit te Mandateve dhe Imunitteit eshte nderprere. Mesohet se eshte vendosur per nje nderprerje per nje ore pushim. Mbledhja do te rinise ne oren 14:00. Shkak per nderprerjen eshte nevoja per kohe per anetaret qe te njihen me provat e reja te paraqitura nga organi i akuzes.

“Aktualisht anetaret do te administrojne personalisht provat e paraqitura”- raporton “Panorama”.