Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Brescia të Italisë me 7 doza kokainë.

Policia italiane vendosi të ndalojë një makinë në një aksion të koordinuar, por gjatë dorëzimit të dokumenteve dhe marrjes në pyetje, policët vunë re se shoferi ishte i heshtur dhe nuk fliste, por mundohej të bënte shenja ose gjeste.

Edhe pse shqiptari ishte i rregullt, me pasaportë biometrike, policët italianë vendosën ta shoqërojnë në komisariat. Më pas shqiptari vendosi të hapë gojën duke nxjerrë 7 dozat e kokainës.

Ai shpresonte se do të haste vetëm një kontroll të shpejtë dhe futi dozat e kokainës në gojë. Më pas shqiptari deklaroi se  dozat e kokainës do të shiteshin dhe me ato lekë do të kalonte pushimet.