Policia e Vaut të Dejës ka shoqëruar një person, pasi në banesën e tij është zbuluar një magazinë e pështatur për kultivimin e kanabisit. Burimet policore bënë të ditur se shtëpia e barit është zbuluar në fshatin Naraç të Vaut të Dejës.

Banesa është në pronësi të shtetasit me iniciale Z.Sh, i është shoqëruar në polici. Sipas informacioneve paraprake, në këtë magazinë është gjetur një sasi e thatë prej 150 kilogramë kanabis, e paketuar në thasë. Dyshohet se personi në fjalë ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë.