Policia zbuloi një plantacion marijuane në qendër të Willebroek në Belgjikë.
Plantacioni i marijuanës ndodhej në një ndërtesë në Louis De Naeyerplein në Willebroek.
“Kërkimi ishte pjesë e një hetimi në vazhdim. Gjatë bastisjes, hetuesit gjetën një plantacion aktiv marijuane me afërsisht 1000 bimë”, tha Kato Belmans nga zyra e prokurorit publik të Antwerp.
Në vendngjarje policia ka gjetur një 31-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua, ndërsa më vonë atë mbrëmje, policia në Bruksel gjeti pronarin 41-vjeçar të ndërtesës, që u arrestua gjithashtu.