Një apartament ku kultivohej kanabis është zbuluar pasditen e sotme në qytetin e Sarandës. 
Rreth 250 rrënjë kanabis janë gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e barit të zbuluar në qytetin bregdetar.

Një person ka rënë në pranga nga blutë gjatë operacionit, ndërsa hetimet kishin nisur prej rreth një muaji. Hetimet vijojnë, teksa dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Ambienti ndodhej në rrugën Butrinti, në zonën e njohur si “Turizmi”, dhe ishte përshtatur brenda një apartamenti pallati, ku ishin instaluar llamba ndriçimi për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe aparatura të tjera ndihmëse.

Gjatë operacionit është kapur në flagrancë një shtetas nga Tirana, i cili kujdesej për kultivimin e bimëve narkotike. Sakaq mësohet se janë sekuestruar bimë narkotike në proces mbjelljeje dhe tharjeje.