27korrik 2015 – Në makinën e grabitur sot në Rinas u morën 100 mijë euro. Shoferi 61-vjeçar që drejtonte mjetin “BMW” me targa TR 7755 M u kap në pritë në mes të ditës nga dy persona të armatosur e të maskuar.
Duket se autorët e kanë ditur lëvizjen e mjetit që transportonte paratë e Exchange. Policia po heton jo vetëm autorët, por dhe mënyrën e lëvizjes së makinës me aq shumë para, vetëm me një shofer.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/