Në ngjarjen e Rinasit të ndodhur më 9 prill janë grabitur rreth 6 milionë euro në barkun e avionit, brenda pistës së aeroportit. Kjo shumë konfirmohet nga 3 bankat e nivelit të dytë në deklaratat e tyre për prokurorinë. 

Në vjedhjen spektakolare të Rinasit morën pjesë 5 persona ku një prej tyre ishte Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në tentativën për t’u arratisur me furgonin e modifikuar “Hetimi Tatimor”.

Ndërkohë policia ka arrestuar për këtë grabitje shtetasit: Alkond Bengasi (bashkëpunëtor me drejtësinë), Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini ("Daja").