Shkencëtarët në Australi kanë identifikuar se si sistemi imunitar i trupit e lufton koronavirusin e ri. Kërkimi i tyre u publikua në gazetën Nature Magazine dhe tregoi se njerëzit e marrin vetën nga COVID-19 njësoj siç do të bënin me gripin.
Sipas ekspertëve, përcaktimi se cilat janë qelizat imune ndihmon në zhvillimin e një vaksine.
Shumë njerëz janë shëruar nga COVID-19, çka do të thotë se sistemi imunitar e lufton me sukses virusin. Por për herë të parë, kërkuesit kanë identifikuar katër lloje qelizash imune që luftojnë koronavirusin.
Ato u vëzhguan nga një paciente, gjendja e të cilit ishte në gjendje mesatare dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera më parë. Bëhet fjalë për një 47-vjeçare nga Kina, e cila ishte paraqitur në një spital në Australi. Ajo u shërua për 14 ditë.
Sipas ekspertëve, tre ditë përpara se ajo filloi të përmirësohej, në gjak iu gjetën qeliza specifike.
“Jemi shumë të lumtur për këto rezultate”, tha një prej ekspertëve.
Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar më shumë se 160.000 raste me koronavirus, ku rreth 6.500 kanë mbetur të vdekur.