21 dhjetor 2014 – Cristiano Ronaldo inauguroi këtë të dielë statujën e tij në qytetin e tij të lindjes, Madeira. Ylli i Real Madrid u shfaq shumë i emocionuar dhe premtoi se do të fitojë Champions League-n edhe sezonin e ardhshëm.
"Është nder të jem sërish në Madeira, ku u rrita dhe ku kam familjen dhe të afërmit e mi. Kjo është diçka speciale për mua, ndërsa të jesh mes popullit të Madeiras është një privilegj", u shpreh ndër të tjera Ronaldo.
Statuja është 2,40 m e lartë dhe është e përbërë nga 800 kg bronz. Ajo ndodhet në Funchal, shumë afër Muzeut të futbollistit dhe në një prej zonave më të vizituara nga turistët.





