I cilësuar si grupimi anti-Basha, por që në të vërtetë kundërshton zgjedhjet e 22 korrikut për kryetarin e ri, duke i konsideruar si farsën e radhës kanë gati një strategji për nesër.

Burime të “BalkanWeb” bëjnë me dije se pasditen e nesërme, një ditë para garës në PD ata do të zhvillojnë një mbledhje me dyer të mbyllura, vendimin e së cilës do ta bëjnë të ditur përmes një përfaqësuesi të tyre.

Të njëjtat burime saktësojnë se në mbledhjen e nesërme, grupi anti-Basha që kërkon shkarkimin e liderit të ngrirë, do përzgjedhë edhe personin që do të zyrtarizojë qëndrimin ditën e shtunë në selinë e PD.

Kujtojmë se kryesuesit e këitj grupimi, Astrit Patozi e Besnik Mustafaj përgjatë këtyre dy javëve kanë zhvilluar aktivitete me demokratët në Korçë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër, ku i kanë bërë thirrje bazës që të reagojë nga kapja e Partisë Demokratike.