Kur kanë mbetur edhe një javë nga mbyllja e fushtës zgjedhore, dhe kur incidentet eletorale kanë ardhur në rritje Drejtori i Përgjidhshëm e Policisë së Shteti Haki Çako i ka dërguar një telegram udhëzues drejtuesve vendorë të policisë.
Ky telegram është dërguar dje paradite dhe kërkohet angazhim maksimal të të gjitha strukturave.
Telegrami udhëzues i Çakos:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako gjatë paradites së sotme iu ka nisur një telegram me udhëzime drejtuesve qendrorë e vendorë të Policisë.
Drejtues të strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, në vlerësim të ngarkesës aktuale dhe në zbatim të detyrave për prioritetin e rëndësishëm ligjor të menaxhimit të procesit zgjedhor; në kushtet e përballimit të ditëve të fundit të fushatës zgjedhore ku intensiteti i aktiviteteve dhe i incidenteve me motive politike duket në rritje, Ju udhëzoj:
– për angazhim maksimal dhe profesional të të gjitha strukturave policore në bazë e zbatim të ligjit për Policinë e Shtetit, Kodin Zgjedhor dhe aktet e tjera normative;
– të kryeni vlerësim të menjëhershëm, objektiv, intensiv dhe profesional të ngjarjeve, situatave dhe pretendimeve, kallëzimeve të subjekteve politike ose individëve në kuadrin politik;
– në të gjitha rastet të njoftohen Prokurorët e rretheve gjyqësore, të kryhen veprime konform ligjit për Policinë e Shtetit dhe Kodin e Procedures Penale;
– të ruhet gjakftohtësia në komunikim dhe etika policore;
– të përcillet informacion objektiv dhe real për çdo veprim policor dhe situatë në qendrën e koordinimit të procesit zgjedhor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Drejtues Madhor Haki Çako





