Zbulohet dhe arrestohet hajduti i automjeteve në qytetin e Durrësit, i cili bëri kërdinë në vetëm pak muaj.
Policia thotë që ka vënë në pranga shtetasin N.D., por nuk jep detaje të tjera rreth identitetit të tij, për arsye të hetimeve që po vijojnë ende.
Ai akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende, kanë vjedhur 8 makina të ndryshme, kryesisht të markës “Mercedez Benz” të kryera në lagjet nr. 14, 16, 17 dhe 18.
Operacioni është konduar “Çelësi”, dhe është finalizuar pas një pune hetimore disa mujore.
Në total janë vjedhur 7 mjete “Benz” dhe 1 “Volkswagen”, të gjitha të parkuara në momentin e ngjarjes.
VJEDHJET E 8 MAKINAVE
1. Më datë 09.10.2016, në lagjen nr.17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit R.K. 43 vjeç , të cilin e kishte parkuar. Në automjet kishte edhe një telefon celular “iPhone” dhe 90 000 lekë.
2. Më datë 18.10.2016, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit L.K. 57 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
3. Më datë 13.12.2016, në lagjen nr. 18, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.L. 39 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
4. Më datë 07.01.2017, në lagjen nr. 16, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit Ç.D. 53 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
5. Më datë 28.02.2017, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.T. 23 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
6. Më datë 14.03.2017, në lagjen nr. 17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I.D. 32 vjeç , të cilin e kishte parkuar.
7. Më datë 28.03.2017, në lagjen nr. 17/1 Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G.N. 54 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
8. Më datë 29.03.2017, në lagjen nr. 17, Durrës, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Volswagen KADY”, në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e kishte parkuar.
Ndërkohë policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, dhe për shkak të hetimeve nuk jepet më shumë shpjegime për ngjarjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim.





