Një vajzë 8-vjeçare që ecën me katër këmbë është gjetur duke jetuar me majmunët, e cila nuk arrinte të fliste apo të ecte si njerëzit normal.

Ajo është gjetur nga policia në një zonë në veri të Indisë, të cilët e kanë dërguar menjëherë në spital. Mjekët thanë se ajo vazhdon të ketë sjellje zemërimi dhe dhune sepse ndihet më rehat pranë kafshëve.

Vajza ka marrë emrin “Vajza Mogli”, sepse ka pothuajse të njëtën histori atë të filmit të animuar për fëmijë.

Është raportuar se ajo është më shumë e friksuar nga qëniet njerzore pasi nuk arrin të kuptojë asnjë gjuhë.