6 janar 2015 –  Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një varr, të një mbretëreshë që nuk njihet. Varri u gjet në Abu-Sir, në jugperëndim të Kajros dhe mendohet se i përket bashkëshortes ose nënës së faraonit Neferefre, që mbretëroi 4 500 vite më parë.

Arkeologët nisur nga vendndodhja besojnë se, i përket bashkëshortes së faraonit. Zbulimi mund të ndihmojë në ndriçimin e “Dinastisë së Pestë”, që bashkë me “Dinastinë e Katërt”, ndërtuan piramidat e para.