Arkeologët detarë francezë kanë zbuluar një strukturë nënujore pranë brigjeve të Bretanjës. Zbulimi daton rreth vitit 5,000 para Krishtit dhe konsiderohet vepra më e madhe nënujore e gjetur ndonjëherë në Francë.

Zbulimi është një mur guri rreth 120 metra i gjatë, i cili sot shtrihet nën nëntë metra ujë, por në kohën e ndërtimit të tij ndodhej në vijën bregdetare, midis vijave të baticës.

Shkencëtarët vlerësojnë se muri  është ndërtuar ose si një kurth për peshqit ose si një argjinaturë mbrojtëse kundër rritjes graduale të nivelit të detit. Sipas arkeologëve, këto monolite fillimisht u vendosën në substratin shkëmbor dhe më pas muri u ndërtua rreth tyre me pllaka dhe gurë më të vegjël.

Fakti që u ruajt për rreth 7,000 vjet tregon se ishte një strukturë e fortë. Zbulimi u bë pas studimit të hartave të thellësisë nënujore me teknologji moderne radari nga gjeologu Yves Fouquet.