24 SHKURT 2014 – Në perëndim të Australisë është zbuluar një zirkon mikroskopik 4.4 miliardë vjeçar. Zirkoni është minerali më i vjetër i njohur në Tokë. Ky mineral është shumë rezistent dhe mund të kalojë epokat duke mbetur kimikisht i paprekur, i mbyllur në gurë më të rinj.





