Një grua ka humbur durimin e saj në aeroportin ndërkombëtar të qytetit të Meksikos, kur zbuloi se bileta që ajo kishte paguar, nuk ekzistonte.

Ajo u tërbua kur punonjësi i sportelit i tha asaj se paratë për biletën që ajo kishte paguar, nuk po shfaqeshin në sistemin e linjës ajrore Volaris.

Në një video të publikuar ajo shihet duke qëndruar tek peshorja e bagazhit dhe e tërbuar fillon të hedhë ekranin e kompjuterit në dysheme. Gruaja vazhdoi të shkatëronte çfarë i dilte përpara ndërkohë që pasagjerët e tjerë po e shikonin të habitur.

Më pas ajo shkon në një banak të dytë ku merr një monitor dhe një tastierë dhe i hedh në dysheme. Një person mund të shihet duke qëndruar pranë banakut duke pritur që Guadalupe të përfundojë shpërthimin e saj, përpara se ta largojë.

Policia arrestoi Guadalupen që tentoi të largohej nga aeroporti. Në raportin e policisë thuhej se ajo dëmtoi një sportel të linjës ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Mexico City.

Gruaja e tërbuar shkatërroi katër kompjuterë dhe katër skanerë. Linja ajrore me kosto të ulët ngriti një padi kundër Guadalupen, duke e akuzuar atë për shkatërrimin e pajisjeve, si dhe për prishjen e qetësisë.