Një burrë në Ankara ka vrarë gruan e tij, të bijën, dajlin dhe ka plagosur dy vajzat e tjera, pasi ka zbuluar se njëra prej vajzave tre vjet më parë ishte përdhunuar.
51-vjeçari, i identifikuar me inicialet A.C., ka kryer vrasjen gjatë një mosmarrëveshje familjare kur raportohet se mësoi që familja nuk i kishte treguar atij për sulmin, që kishte ndodhur në Bodrum më 2013. Policia ka raportuar se A.C. kishte qëlluar pesë anëtarët e familjes para se të qëllonte veten, shkruan Botasot.
Gruaja, djali dhe njëra vajzë vdiqën menjëherë ndërsa dy vajzat e tjera ndodhen në spital. Njëra prej tyre në gjendje të rëndë.