Nuk është më sekret që frutat dhe vitaminat që bananet përmbajnë janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë. Konsumimi i tyre sjell shumë benefite në trupin tonë. Ja disa prej tyre:
1. Pasuron trupin tonë me kalium
Kaliumi është një lëndë ushqyese kritike që gjendet në çdo qelizë të trupit, e përdorur për të gjeneruar një ngarkesë elektrike që mban qelizat të funksionojnë në mënyrën e duhur. Gjithashtu ndihmon për të mbajtur ritmin e zemrës të qëndrueshëm.
2. Ndihmon që të kemi një presion gjaku të shëndetshëm
Shumica prej nesh mendon për natriumin kur bëhet fjalë për presionin e gjakut. Në fakt është një ekuilibër i natriumit dhe kaliumit që ndihmojnë për një presion gjaku të shëndetshëm.
3. Zvogëlon rrezikun për kancer
Të konsumosh sa më shumë perime dhe fruta, ul nivelin e rrezikut për sëmundjen e kancerit. Kjo sepse janë të pasura me lëndë ushqyese dhe jo me ushqyes artificialë.
4. Largon problemet e zemrës
Natriumi gjithashtu ndikon negativisht te zemra. Të merrni më shumë kalium, dhe të nxirrni natrium është ndryshimi i vetëm që duhet të bëni për të minimizuar problemet kardiovaskulare. Bananet ndihmojnë të keni një zemër të shëndetshme me anë të fibrave, vitaminës C dhe B6.
Pavarësisht këtyre dobive, disa njerëz nuk duhet t’i konsumojnë përditë. Këtu bëjnë pjesë ato që marrin ilaçe për problemet e zemrës, pasi këto ilaçe sjellin rritjen e nivelit të kaliumit në trup dhe nivelet shumë të larta të kaliumit, sjellin probleme serioze. Gjithashtu për njerëzit mund të kenë migrenë këshillohet vetëm një gjysmë banane në ditë. Për njerëzit që janë alergjikë, qëndroni sa më larg bananeve.