Një investigim i vogël për sa i përket medieve sociale të një stacioni radiofonik në regjionin e Hesse, aty ku ndodhet edhe ekipi i vendit të fundit të renditjes së Bundesliga-s dhe është zbuluar një surprizë e bukur. Ish-lideri i botës së lirë është një prej 631,000 ndjekësve të ekipit të Torsten Frings. Dhe klubi nuk nguroi të reagonte menjëherë. Faqja zyrtare e Darmstadt në Twitter ka postuar një video të sulmuesit amerikan (i lindur në gjermani), Terrence Boyd, i cili shënoi në fitoren tronditëse ndaj Borussia Dortmund të shtunën. Boyd ka ftuar presidentin e 44-rt të Shteteve të Bashkuara në stadiumin me kapacitet 17,000 vende për të parë një ndeshje.

“Kemi dëgjuar se jemi i vetmi ekip futbolli evropian që ju ndiqni në Twitter,” shprehet sulmuesi. “Është një nder i madh për ne në Darmstadt 98. Tani që do të keni pak më tepër kohë të lirë donim t’ju ftonim në një ndeshje tonën në Bollenfalltor. Edhe fanellën e kemi gati për ju. Ju mirëpresim.” Deri tani Obama nuk është përgjigjur. Mbase po pret ndeshjen e duhur…