Teoritë e konspiracionit kanë ndodhur në shoqëri për shekuj me radhë, por vitet e fundit kanë pësuar një vëmendje të jashtëzakonshme.
Shkëmbimi i informacionit dhe rrjetet sociale kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në lindjen dhe përhapjen e këtyre teorive konspirative, të cilat “ofrojnë shpjegime të thjeshta” për probkeme të ndërlikuara, “vërtetojnë” besimet apo medimet që nuk janë shumë të zakonshme dhe ofrojnë një “ndjesi kontrolli” ndaj kaosit ose konfuzionit.
Në psikologjinë njerëzore, është mëse normale që njerëzit të magjepsen ndaj teorive konspirative. Njeëzit u besojnë atyre, ose janë kuriozë për shpjegimet që ato ofrojnë.
Gjithsesi, këto teori mund të kenë ndikime të rëndësishme shoqërore, të formojnë pikëpamje të ndryshme, apo të ndikojnë në sjellje publike. Por, cilët janë faktorët psikologjikë që i bëjnë njerëzit të pajtohen me këto teori, shpesh të pabaza?
Teoritë konspirative lulëzojnë në mendimet që rreken të kuptojnë botën rreth nesh. Njerëzit priren të besojnë se ngjarje të rëndësishme duhen të kenë shkaqe thelbësore, ndaj për disa syresh është e vështirë të mendohet se ca ngjarje mund të kenë shkaqe të thjeshta dhe të zakonshme. Ky mendim mund të ushqejë ose shtojë besimin në teoritë konspiracionit, të cilat sugjerojnë shpjegime të mëdha për ngjarje të rëndësishme.
Një shembull i thjeshtë lidhet me vrasjen e presidentit F. Kennedy në vitin 1963. Shumë njerëz e kanë të vështirë të besojnë se një ngjarje kaq e rëndësishme është vepra e një personi të armatosur, të quajtur Lee Harvey Osëald. Në vend të kësaj ngjarjeje, ata kërkojnë shkaqe të tjera, që lidhen me CIA-n, mafien, apo zëvendspresidentin Lyndon B. Johnson. Këto teori ofrojnë komplote sublime dhe të ndërlikuara, të cilat përshtaten me madhësinë e ngjarjes, duke kënaqur kështu mendimet e të tjerëve.
Një tjetër arsye lidhet me “konfirmimin”. Njerëzit priren të përqendrohen në informacione që konfirmojnë besimet e tyre të mëparshme, të cilat shpesh janë të pabaza, ndërkohë që injorojnë fakte. Prandaj, në shumë raste, kur dikush nis të besojë në një teori konspirative, ka të ngjarë që të përforcojë një besim nga e shkuara.
Edhe ndikimet sociale luajnë po ashtu një rol të rëndësishëm. Në një mjedis me mosbesim të lartë tek autoritetet apo tek informacioni që përthithet, teoritë konspirative mund të gjejnë shteg për të lulëzuar, duke ofruar shpjegime alternative që përputhen më shumë me botëkuptimin e një individi, veçanërisht nëse ai është dyshues ndaj narrativave.