5 prill 2014 – Seksi shpesh konsiderohet si alternativa më e këndshme për të humbur peshë. Por të gjithë do të donin të dinin se sa kalori djegin gjatë një raporti seksual.
Për këtë ju vjen në ndihmë farmacia online UKMedix.co.uk, e specializuar në humbjen e peshës dhe në shëndetin seksual.
Në këtë website mund të gjeni një hapësirë të veçantë që shërben si llogaritës i humbjes së kalorive gjatë seksit.
Llogaritësi është krijuar nga një grup studiuesish, të cilët shprehen të sigurt për saktësinë e rezultateve.
Në bazë të këtij llogaritësi, përmes një raporti seksual që zgjat gjysmë ore, mund të humbisni deri në 150 kalori, të barabarta me 15 minuta joga.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





