Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një elementët më të bollshëm të kësaj toke, miliona njerëz vuajnë nga mungesa e ajrit.
Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar oksigjeni.
Oksigjeni ushqen qelizat, indet dhe organet.
Kur nivelet e oksigjenit në gjak bien atëherë trupi përballet me një sëmundje që njihet si hipoksemia.
Kjo sëmundje mund të jetë akute, por edhe kronike nëse përsëritet shpesh dhe nxit sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.
Hipoksemia tregon kur niveli i oksigjenit në enët e gjakut është më pak se 80 mm Hg.
Nëse enët e gjakut kanë më pak oksigjen atëherë ato nuk funksionojnë siç duhet dhe rëndohet zemra, truri dhe energjia trupore.
Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet atëherë mund të jetë e rrezikshme, duke çuar në kolapsin e zemrës dhe të trurit.
Sëmundje të tilla shpesh trajtohen me terapi shtesë oksigjeni.
Problemi është që njerëzit janë të paaftë ose të pavëmendshëm për të dalluar që vuajnë nga mungesa e oksigjenit, duke i çelur rrugën kështu problemeve më të rënda me frymëmarrjen.
Simptomat e niveleve të ulëta të oksigjenit në gjak
Hipoksemia është një sëmundje që kapërcen faza dhe intensitete të ndryshme.
Problemi i menjëhershëm është frymëmarrja.
Ritmi normal i frymëmarrjes është 12-16 frymë në minutë.
Në mungesën e oksigjenit, njeriu përpiqet të marrë 24 frymë në një minutë që do të thotë se organizmi është i uritur për ajër.
Për më tepër, në këto raste, çdo frymëmarrje është e pamjaftueshme.
Nga ana tjetër lëvizja e duarve dhe e gjymtyrëve ngadalësohet dhe njeriu humbet orientimin.
Kjo sëmundje shoqërohet me simptomat e mëposhtme:
Konfuzion
Eufori
Nervozizëm
Dhimbje koke
Marrje fryme
Frymëmarrje e shpejtuar
Marramendje
Rrahje të shpejta zemre
Çorientim
Tension të lartë gjaku
Probleme me shikimin
Skuqje të buzëve, veshëve ose thonjve
Rritje të numrit të rruazave të kuqe të gjakut
Çfarë të bësh nëse nivelet e oksigjenit në gjak janë të ulëta:
Përveç shëtitjeve në ajër të pastër, ekzistojnë pajisje specifike që masin nivelin e oksigjenit në gjak.
Niveli normal duhet të jetë mes 95% dhe100%. Nëse ky nivel bie nën 95% atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.
Terapitë e oksigjenit janë ato që zakonisht rekomandohen jo vetëm për hipokseminë, por edhe për sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.