Ndërsa kalojmë Hënën e parë të plotë të muajit, ne priremi të dëshirojmë të ndryshojmë gjërat në jetën tonë. Të bëjmë fillime të reja dhe të rinovojmë veten, duke lënë pas gjithçka që nuk na mbulon më.

Në përgjithësi, gushti do të jetë një muaj i veçantë dhe duhet vëmendje. Megjithatë, disa shenja duhet të jenë edhe më të kujdesshme dhe të qeta, pasi ngjarjet astrologjike të ditëve nuk do të jenë në anën e tyre. Veçanërisht Hëna e Plotë e dytë e gushtit, e cila zhvillohet në fund të muajit, në aksin Virgjëreshë-Peshq, do të jetë shumë më e vështirë dhe më e fortë.

Në gusht do të kemi edhe 6 planetë retrogradë, me Venusin në Luan dhe Mërkurin retrograd në Virgjëreshë, na çojnë drejt një nostalgjie për të shkuarën dhe një zhgënjim pasi nuk do të ketë zhvillimet që do të donim. E gjithë kjo do të përjetohet gjithnjë e më intensivisht nga:


Binjakët

Tensione, mosmarrëveshje, zënka dhe trazira. Këto fjalë përshkruajnë mjaft mirë muajin e fundit të verës për Binjakët. Ndjenja e pakënaqësisë do të mbizotërojë dhe do ju bëjë të mjerë dhe nervozë. Ju gjithashtu do të dëshironi të distancoheni nga njerëzit dhe situatat, pasi do të ndjeni se ata nuk ju kuptojnë. Do të ketë momente të mira, por do të jenë të pakta dhe nuk do ju pushtojnë emocionalisht.

Virgjëresha

Ju mund të jeni me pushime, por me shumë mundësi stresi dhe shqetësimi po ju pushtojnë. Ndoshta do të shfaqen mendime, pasiguri dhe fobi, të cilat ju bëjnë të mendoni për të ardhmen dhe nuk mund ta shijoni verën në paqe. Me Hënën e dytë të Plotë të gushtit, ndoshta një marrëdhënie personale apo profesionale do të arrijë një pikë thyerjeje dhe do të marrë fund.

Shigjetarët

Gushti nuk duket të jetë shumë i qetë edhe për ju Shigjetar. Çështjet e punës dhe të karrierës do ju preokupojnë intensivisht, ndërsa pas 23 gushtit, kur Mërkuri mesa duket do të kthehet në retrogradë, çështjet profesionale do të bëhen edhe më të vështira. Komunikimi me të tjerët nuk do jetë aq i qetë, duke sjellë si pasojë shumë keqkuptime.