Mungesa e gjumit të mjaftueshëm ndikon në aftësitë tuaj mendore dhe vë në rrezik shëndetin tuaj fizik, si për shembull sistemin imunitar.

Kur flini sistemi i juaj imunitar prodhon substanca mbrojtëse që luftojnë infeksionin, sikurse antitrupat dhe citokinat.

Më pas, i përdor këto substanca për të luftuar ‘pushtuesit’ e huaj sikurse bakteret dhe viruset. Disa citokina ju ndihmojnë gjithashtu të flini, duke i dhënë sistemit tuaj imunitar më shumë efikasitet për të mbrojtur trupin tuaj kundër sëmundjeve.

Mungesa e gjumit parandalon sistemin tuaj imunitar të krijojë forcat e tij. Nëse nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj mund të mos jetë në gjendje të shmangë pushtuesit dhe gjithashtu mund t’ju duhet më shumë kohë për t’u shëruar nga sëmundja. Privimi afatgjatë i gjumit gjithashtu rrit rrezikun për sëmundje kronike, të tilla si diabeti mellitus dhe sëmundjet e zemrës.

Sipas një studimi të publikuar së fundmi, një person shpenzon mesatarisht 26 vite të jetës së tij duke fjetur. Kjo mesatare përkthehet në afërsisht 9,500 ditë. Gjithashtu, një personi i duhen shtatë vite të tjera vetëm duke u përpjekur të flejë gjumë, duke arritur një total prej 33 vitesh, afërsisht një të tretën e jetës së tyre. Ky studim i rëndësishëm tregon rolin thelbësor që ka gjumi në mirëmbajtjen e mirëqenies fizike dhe mendore. Pavarësisht tundimit të zakonshëm për të reduktuar gjumin për të rritur produktivitetin, hulumtimet tregojnë se mungesa e pushimit të mjaftueshëm mund të çojë në rreziqe për shëndetin dhe të dëmtojë produktivitetin.

Justin Agustin një përdorues i TikTok, pohon se duke përdorur ‘metodën ushtarake’ do të bini në gjumë me sukses për vetëm dy minuta dhe duket se ka rezultuar efektive në 96% të njerëzve. Por që të jetë i suksesshëm, Justin thotë se duhet të jeni këmbëngulës dhe ta praktikoni atë për të paktën gjashtë muaj për rezultate të plota. “Mendoni si një investim në gjumë”-thotë ai. Cila është metoda ushtarake e gjumit? Sipas ekspertëve, kjo teknikë është zhvilluar nga ushtria amerikane, kryesisht për pilotët luftarakë, reflekset e të cilëve duhet të jenë 100% dhe për këdo që merr pjesë në beteja aktive dhe duhet të jetë në gjendje të flejë në situata të zhurmshme dhe stresuese, në mënyrë që të rikthejë energjitë.