Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e karantinës gjatë pandemisë së COVID 19. Mësohet se kundër këtyre ndryshimeve ka votuar vetëm deputeti i opozitës në parlament, Andi Përmeti.

Me votat e shumicës, Komisioni i Ligjeve vendosi që nga 5 vite burg të ulë dënimin duke e bërë nga masa gjobë deri në 3 vite heqje lirie. Nëse dikush e përhap një sëmundje infective dënimi do të jetë në 5 vite burg nga 10 që ishte propozuar.

Nëse thyen dy herë rregullat qytetarët do të dënohen me gjobë, deri në 1 vit burg.

Po sot, Komisioni i Ligjeve ka miratur edhe disa ndryshime në Kodin Penal për dhunën në familje. Mësohet se nga tre variantet e propozuara është miratuar ai i Alket Hysenit.