Krahas kontrollit të banesave me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, tre gjyqtareve që firmosën pranimin e kërkesës së Dritan Dajtit, për gjykimin e shkurtuar iu janë sekuestruar edhe aparatet telefonike.
Mësohet se telefonat janë dërguar për ekspertizë në policinë shkencore për të gjetur prova pas dyshimeve për veprime korruptive nga ana e tyre.
Po kur kanë kaluar dy javë nga ky vendim, gjyqtarët tashmë i janë drejtuar gjykatës për heqje të sekuestros mbi aparatet telefonike dhe rikthimin e tyre.
Kërkesa pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja e çështjes Liliana Baku. Gjithashtu për Skënder Daminin, Aleks Nikollin dhe Petrit Aliajn prokuroria ka nisur edhe verifikimin e pasurisë së tyre.





