Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se nuk do të ndodhë asgjë dhe nuk do të ketë pasoja nëse SHBA dhe aleatët e saj do të dëbojnë Rusinë nga grupi i G20, sepse shumë prej anëtarëve, janë gjithsesi në luftë ekonomike me Moskën.

“Formati i G20 është i rëndësishëm, por në rrethanat aktuale, kur shumica e pjesëmarrësve janë në gjendje lufte ekonomike me ne, asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë,” u tha Peskov gazetarëve, kur iu përgjigj një pyetjeje për dëbimin e mundshëm të Rusisë.

Peskov tha se bota është shumë më e larmishme se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa dhe parashikoi se përpjekjet e SHBA për të izoluar Moskën do të dështonin.