Pasi kryeministri Edi Rama shigjetoi krerët e opozitës me një mesazh të Migjenit, ka ardhur një reagim nga zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.
"Në varrimin e idhujve të vjetër kumbonat kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për të thye kurrizin së faluni dhe zhrecvet do t’u këputen telat e fytit së kënduari. Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna. “Idhuj pa krena” – Migjeni”, shkruante Rama.
Në një postim në Facebook edhe Blushi ka zgjedhur të sjellë në vëmendje vargjet e Migjenit: "Qeshu rini, qeshu! Bota është e jotja!", shkruan ai.





