Kina tha të hënën se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë për të parandaluar që luftimet midis Izraelit dhe Iranit të ndikojnë në ekonominë globale, duke vënë në dukje se “Gjiri Persik dhe ujërat përreth janë rrugë të rëndësishme tregtare ndërkombëtare.
“Kina i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëjë përpjekje më të mëdha për të nxitur uljen e tensioneve të konfliktit dhe për të parandaluar që paqëndrueshmëria rajonale të ketë një ndikim më të madh në zhvillimin ekonomik global”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun.
Izraeli nisi fushatën ushtarake ndaj Iranit më 13 qershor, duke thënë se synon të parandalojë armikun e përbetuar nga krijimi i armëve bërthamore. Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit.
Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 224 persona në Iran, ndërkaq Izraeli ka raportuar për 24 viktima nga sulmet iraniane./The Guardian