Zëdhënësi për shtyp i presidencës Tedi Blushi ka dalë në një deklaratë për mediat këtë pasdite duke u shprehur se vendimin final dhe dokumenti origjinal mbi vendimin e Komisionit të Venecias, deklaron se Presidenti nuk ka shkelur kushtetutën për anulimin e zgjedhjeve.
Ai ka reaguar ashpër ndaj Taulant Ballës dhe Elisa Spiroplait, për shpërndarje të një informacioni jo të vërtetë, sipas të cilëve thuhej se Komisioni i Venecias shprehet se Presidenti Ilir Meta ka shkelur kushtetutën me vendimin për anulimin e datës 30 qershor për zgjedhjet në vend.
“Komisioni i Vencias ka vlerësuar maksimalisht thirrjet e Metës për dialog dhe të gjitha thirrjet e tij për zgjidhjen e krizën politike, kushtetuese dhe përfaqësimit. Kjo është e vërteta e vetme që në ditët në vijim do tu bëhet me dije publikut”, u shpreh ai ndër të tjera.





