Tiranë, 19 korrik 2014 – Sot “Bluetooth” sjell si ekskluzive një zbulim të këndshëm. Lejleku i ka sjellë një dhuratë çiftit të selisë blu, Erla Mëhilli dhe Keltis Kruja. Çifti simpatik pret një bebush. “Bluetooth” e zbuloi krejt rastësisht që Erla është shtatzënë. 

Ky zbulim i këndshëm ndodhi gjatë konferencës së fundit që shefi i saj, ish-kryeministri Berisha dha para pak ditësh. Erlën e shkathët dhe simpatike, e takuam para intervistës, por fillimisht nuk na ra asgjë në sy. Qe veç një moment kur vumë re një rrumbullakësi të lehtë të “fshehur” nën veshjen tipike casual të Erlës dhe… pyetja erdhi vetiu. Në fillim Erla nuk konfirmoi asgjë, veç buzëqeshi. 

Por ne ngulëm këmbë dhe ajo, me çiltërsinë e saj në fund e pranoi. Por ajo çka kemi mësuar nuk mbaron vetëm me kaq, të dashur miq. Erla është gati 5-muajshe shtatzënë dhe nuk dallohet pothuajse fare. 

Nën elegancën e trupit dhe të veshjes nuk kuptohej, po ja që ne ia zbuluam sekretin e ëmbël çiftit të selisë blu. Djalë apo vajzë, këtë nuk e morëm dot vesh saktësisht, sepse Erla këtë sekret e mbajti për vete. Urimet më të mira Erlës dhe Keltit nga ne! Me siguri, shumë miq të çiftit ky lajm sot do t’i gëzojë shumë.

/Bluetooth/