Arian Çani, moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë” bëri një deklaratë befasuese në një studio televizive kur tha se do largohet nga Shqipëria për shkak se gjërat në vend po shkojnë keq e më keq. Duke shtuar se ata që nuk e kuptojnë janë vërtet naivë.

Megjithëse deklarata e Çanit habiti shumë njerëz, duket se drejtoresha e shtypit të kryeministrit Edi Rama, Armela Krasniqi, sheh anën “pozitive” të saj.

“Nuk e kuptova se pse dhe si e ka thënë “do iki nga ky vend”. Por kur e dëgjova vetja më foli “shyqyr që do kesh një kanal TV më shumë për të parë bashkë me fëmijët”. Si i thonë çdo e keqe e ka një të mirë”, shkruan Armela Krasniqi, duke ironizuar kështu emisionin e Çanit për banalitetet që shfaqen aty, një program i cili nuk mund të ndiqet me praninë e fëmijëve.