Humoristi shkodran Zef Deda ka kaluar disa ditë në repartin e neurologjisë në spital, si pasojë e disa problemeve shëndetësore. Fatmirësisht shkodrani e ka marrë veten dhe është në gjendje të mirë.
Ka qenë djali i tij Julian Deda, ai që ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe ku ka falenderuar të gjithë stafin mjekësor, për kujdesin që treguan ndaj babait të tij.
“Babushi eshte mire dhe nje xhiro ne pedonale e ben akoma me te shendetshem..!
Ne emer te familjes kam deshire te falenderoj nga zemra stafin e palodhur te Spitalit Rajonal Shkoder, per sherbimin e shkelqyer. Edhe pse jo ne kushte optimale, ata u perkushtuan maksimalisht qe Babi te jete sot ne gjendje te mire fizike.
Falenderoj gjithashtu stafin e Spitalit Amerikan ne Tirane, per gjithe perkushtimin dhe respektin e treguar ndaj tij. Siç duket bashkepunimi e beri te veten, sepse ai sot ndjehet si ri.
Faleminderit edhe ju publik i dashur per interesimi dhe fjalet e mira. Ju jemi familjarisht mirenjohes.
P.s. Tani jemi gati per kalçeto..!”.