Ditën e sotme, aktori i njohur i humorit shqiptar, Zef Deda feston 70-vjetorin e tij të lindjes.

Në një postim në rrjete sociale, i biri, Juli ka uruar të atin me një dedikim, ku i shpreh vlerësimet e mëdha që ka për të, duke treguar publikisht mjeshtërinë e aktorit jo vetëm në skenë, por edhe në jetë.

“Gëzuar 70-vjetorin Bab. Mjeshtri i familjes, krenaria jonë, shembulli për t’u ndjekur në çdo aspekt, artisti 100% natyral dhe pa hile, energjia pozitive dhe dashamirësia për njerezit, janë elementet që të rrinë përshtat. Kështu qofsh gjithmonë. U bëfsh 100 vjeç. Gëzofsh shëndet të plotë bashkë me ne, familjen tënde, të cilën ti e ke të shenjtë. Të du fort babush..!”– shkruan Juli.