Zelanda e Re ka urdhëruar sot të gjithë ata që hyjnë në vend të vetëizolohen për 14 ditë pa dallim të vendit të origjinës.

Kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi sot masën pas një takimi emergjence të kabinetit.

“Këtë vendim po e marrim shumë seriozisht. Zelanda e re do të ketë ndoshta kufizimet kufitare dhe të udhëtimeve më të gjerë e më të ashpra në botë”, tha ajo megjithëse vendi ka raportuar vetëm gjashtë të infektuar me koronavirus, asnjë prej të cilëve nuk është transmetuar në komunitet.

Ardern tha se masa aplikohet vetëm për njrëzit dhe jo mallrat, dhe se ndoshta përjashtime do të bëhen përnjerëzit nga rajoni i Paqësorit që nuk është prekur nga virusi.

“Nuk do të kërkoj falje për këtë pasi është një kohë e paprecedentë. Nëse nuk kemi nevojë të udhëtoni jashtë vendit mos e bëni. Ndaloni takimin e duarve dhe përqafimet, kujdesuni për familjen dhe për më të vjetrit”, tha ajo duke shtuar se anijet kroçera nuk do të lejohen në portet zelandeze.