Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po planifikon të vizitojë Uashingtonin të mërkurën dhe mund t’i drejtohet Kongresit amerikan, thonë raportet.

Do të ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga pushtimi rus në shkurt, bën të ditur BBC. 

Zelensky gjithashtu mund të takohet me Presidentin Joe Biden, thanë zyrtarë të paidentifikuar për mediat amerikane. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për vizitën apo planet.

Udhëheqësi ukrainas pret rregullisht liderë të huaj në kryeqytetin, Kiev, dhe ka vizituar trupat në Ukrainë.

Ai është vlerësuar gjerësisht për udhëheqjen e tij pasi vendi i tij është goditur nga fqinji më i fuqishëm i udhëhequr nga presidenti Vladimir Putin.

Ukraina ka marrë mbështetje masive ushtarake nga vendet perëndimore – me SHBA-të që luajnë një rol udhëheqës.

Për sa i përket shpenzimeve të përgjithshme për mbështetjen e drejtpërdrejtë ushtarake që nga fillimi i konfliktit, SHBA-ja ka dhënë 18.5 miliardë dollarë (15.1 miliardë paund), shumë më tepër se çdo vend tjetër individual (deri më 20 nëntor).