Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky postoi një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram duke thënë se ai është ende në kryeqytetin Kiev dhe nuk ka ikur nga vendi.
“Çdo dy ditë dalin informacione se unë kam ikur diku, se kam ikur nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra ime. Siç mund ta shihni, unë jam këtu në vendin tim, Andriy Borisovich (Yermak) është këtu. Askush nuk ka ikur askund. Këtu ne jemi duke punuar”, tha Zelensky.
“Na pëlqen vrapimi, por tani nuk kemi kohë për këtë”, tha ai me shaka. “Lavdi Ukrainës.”





