Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina ka nevojë për mbështetje financiare evropiane për të vazhduar luftimin e forcave ruse për dy ose tre vjet të tjera. Mediat e huaja shkruajnë se Kievi ka qenë i varur nga mbështetja ushtarake dhe financiare nga aleatët jashtë vendit. Kjo për të mbajtur larg ushtrinë e Moskës, e cila nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
“E theksova këtë përsëri për të gjithë udhëheqësit evropianë. U thashë atyre se nuk do të luftojmë për dekada, por ju duhet të tregoni se për njëfarë kohe do të jeni në gjendje t’i ofroni mbështetje të qëndrueshme financiare Ukrainës. Dhe kjo është arsyeja pse ata e kanë në mendje këtë program – 2-3 vjet”, tha Zelensky.
Për këtë Presidenti ukrainas, iu referua planeve të Brukselit për të shfrytëzuar asetet e ngrira të Rusisë për të ndihmuar Kievin. Udhëheqësit e BE-së javën e kaluar i ngarkuan Komisionit Evropian të ecë përpara me opsionet për financimin e Ukrainës për dy vjet të tjera, duke lënë derën hapur për një kredi gjigante duke përdorur dhjetëra miliarda euro në asete shtetërore ruse që blloku ka ngrirë.
“Nëse lufta mbaron brenda një muaji, ne do t’i shpenzojmë këto para për rimëkëmbje. Nëse nuk mbaron brenda një muaji, por pas një farë kohe, atëherë do t’i shpenzojmë për armë. Thjesht nuk kemi zgjidhje tjetër”, shtoi Zelensky.
Udhëheqësi ukrainas i kërkoi gjithashtu Presidentit të SHBA-së, Donald Trump të ushtrojë presion mbi udhëheqësin kinez Xi Jinping që të ulë mbështetjen e tij për Rusinë.
“Mendoj se kjo mund të jetë një nga lëvizjet e forta të Trump, veçanërisht nëse, pas këtij hapi vendimtar sanksionesh, Kina është gati të ulë importet nga Rusia,” u tha Zelensky gazetarëve.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka goditur dy kompani të mëdha ruse të naftës me sanksione. Ai u ka kërkuar blerësve të eksporteve të energjisë së Moskës, konkretisht Kinës dhe Indisë të ulin në blerjet e tyre që Uashingtoni dhe Kievi thonë se financojnë pushtimin e Rusisë.
Zelensky: Kemi nevojë për mbështetjen evropiane për 2-3 vite të tjera luftime
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
GJKKO jep vendimin për grupin e Habilajt
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Brad Pitt i “rrëmbeu” një rol ikonik George Clooney-t
Makinat bëhen copash në aksident, plagosen 3 persona





