Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas një telefonate me ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili propozoi që termocentralet bërthamore të jenë në pronësi amerikane.

“Të gjitha termocentralet bërthamore i përkasin popullit të Ukrainës”, deklaroi Zelensky, duke theksuar se ato janë pronë shtetërore dhe jo private.

Sa i përket mundësisë së SHBA-së për të kontrolluar këto centrale, ai u shpreh se e kishte bërë të qartë për Trumpin që centrali bërthamor i Zaporizhzhia nuk mund të funksionojë pa kontrollin e Ukrainës.

Nëse amerikanët duan të ndihmojnë për të rimarrë stacionin nga rusët dhe të investojnë për modernizimin e tij, kjo është një çështje tjetër”, shtoi Zelensky.

Vijon