“Ukraina vazhdon të marrë ndihmë ushtarake nga SHBA, por aktualisht nuk ka diskutime për ndonjë paketë të mundshme”, tha të mërkurën presidenti i vendit Volodymyr Zelenskiy.

“Nuk ka ulje të mbështetjes së SHBA sot. Ajo nuk ndalet, ajo vazhdon”, u tha ai gazetarëve në Kiev pas një takimi me ministrin e Jashtëm britanik, David Lammy .

Uashingtoni ka qenë një nga furnizuesit më të mëdhenj të ndihmës ushtarake për Kievin që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë gati tre vjet më parë.

Burimet e Reuters thanë se dërgesat amerikane të armëve në Ukrainë u ndaluan shkurt kohët e fundit përpara se të rifillonin fundjavën e kaluar.

I pyetur për aftësinë e Ukrainës për të luftuar pa ndihmën amerikane, Zelensky tha se shkurtimi i furnizimeve do të godiste rëndë aftësitë mbrojtëse të vendit.

“Ne do të jemi më të dobët dhe nëse do ta mbajmë (tokën) – nuk jam i sigurt,” shtoi ai.