Danimarka do t’i dhurojë Ukrainës 19 avionë luftarakë F-16, tha të dielën kryeministrja Mette Frederiksen gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në bazën ajrore të Danimarkës Skrydstrup.
“Pilotët dhe inxhinierët tanë tashmë kanë filluar trajnimin në Danimarkë. 19 avionë F-16 do t’i jepen Ukrainës nga Danimarka. Ne punojmë për shpejtësinë e edukimit.
Sot diskutuam edhe mundësinë e zgjerimit të misioneve arsimore, algoritmi është i qartë. Koalicioni ynë F-16 po dëshmon efektivitetin e tij. Faleminderit, Danimarkë!”, tha Zelensky.
Zelensky është fotografuar së bashku me kryeministren e Danimarkës, brenda një F-16.
Më herët ai kishte rënë dakord edhe me kryeministrin holandez Mark Rutte për 42 F-16 holandeze.