Volodymyr Zelensky ka premtuar se Ukraina do të përgjigjet sulmeve ruse, të kryera së fundmi.

Presidenti ukrainas tha se operacionet e shpëtimit ishin duke vazhduar në vendet e sulmeve me raketa të natës së kaluar, të cilat ai tha se vranë katër persona dhe plagosën 16 të tjerë.

Në një mesazh në kanalin e tij Telegram, Zelensky tha se Ukraina “pa dyshim do t’i përgjigjet Rusisë për këtë dhe të gjitha sulmet e tjera”.

“Krimet kundër njerëzimit nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar.”, shtoi ai.