Presidenti ukrainas Zelensky ka deklaruar se më shumë se 46,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga nisja e sulmeve ruse në 2022, ndërkohë që dhjetëra mijëra të tjerë të zhdukur ose janë kapur rob.
Dhjetë ditë më parë, më 6 shkurt, Zelensky tha se 45,100 ushtarë ukrainas ishin vrarë dhe rreth 390,000 ishin plagosur. Ekspertët ushtarakë në Ukrainë dhe në Perëndim besojnë se numri mund të jetë shumë më i lartë.
Zelensky tha gjithashtu se 19,500 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi.
Moska nuk ka publikuar humbje në fushën e betejës, por Inteligjenca Mbrojtëse e Mbretërisë së Bashkuar vlerësoi në dhjetor se mesatarisht 1,523 ushtarë rusë vriteshin dhe plagoseshin çdo ditë.
Zelensky thotë se deri në 350,000 ushtarë rusë janë vrarë , ndërsa raporte të tjera sugjerojnë se numri mund të jetë shumë më i lartë.





