Rusia ka shkatërruar maternitetin në qytetin port të rrethuar tashmë nga forcat ruse,  Mariupol.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se si pasojë i këtij sulmi fëmijët janë varrosur nën rrënoja.

“Mariupol. Goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitetin. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbylle qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzimin.”, shkruan Zelensky krhahas videos.