Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një fjalim të mbajtur ditën e sotme dënoi sulmin raketor rus që goditi një memorial të Holokaustit në Kiev. Memoriali Babyn Yar përkujton masakrën e më shumë se 33,000 hebrenjve nga trupat naziste në Kiev gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Një sulm i tillë raketor tregon se për shumë njerëz në Rusi, Kievi ynë është krejtësisht i huaj. Ata nuk dinë asgjë për kryeqytetin tonë. Për historinë tonë, por ata kanë një urdhër për të fshirë historinë tone”, tha Zelenksy.

Zelensky gjithashtu ka folur me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson këtë mëngjes – ai falënderoi Johnson për ndihmën mbrojtëse që arriti në Ukrainë dhe tha se kishte qenë jetike në frenimin e forcave ruse.