Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Në një postim në Twitter, Zelensky shkruan se është diskutuar për punën e përbashkët si dhe ka shprehur vlerësimet e tij për mbështetjen që po i jep Shqipëria Ukrainës në këtë kohë të vështirë.
“Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama. Foli për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, shkruan Zelensky.
Had a phone conversation with 🇦🇱 Prime Minister @ediramaal. Spoke about the fight against Russian invaders. Discussed joint work within 🇺🇳. We appreciate the practical help and support of Albania in this difficult time. We are doing everything to end the war. #StopRussia
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 5, 2022