Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka treguar për herë të parë për mediat dhomën ku ai ka qëndruar që kur Rusia nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës 1 vit më parë.

“Unë jetoj këtu prej 1 viti”, thotë Zelensky për gazetarin ukrainas Dmytro Komarov.

Presidenti tregoi veshjet dhe rrobat e tij. Teksa duket theksuar se që pas nisjes së luftës, Zelensky ka veshur kryesisht veshje ushtarake.

“Nuk vesh më kostume”, thotë ai.

Presidenti Zelensky tregoi gjithashtu se gjatë sulmeve me raketa nga Rusia, ai dhe familja e tij u dërguan disa herë në vendet e sigurta për t’u strehuar.

“Unë e dua familjen time, por qëndrimi im këtu si President ishte prioritet”, deklaroi Zelensky.

Sulmi rus ndaj Ukrainës nisi 1 vit më parë. Presidenti Vladimir Putin nuk e konsideron pushtim sulmin ushtarak ndaj Ukrainës, por operacion special për çmilitarizimin.