Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe në NATO, pavarësisht ultimatumit të presidentit rus, Vladimir Putin, për të hequr dorë nga anëtarësi në Aleancën Atlantike.
Gjithashtu Zelensky ka përshëndetur sanksionet e vendosura nga Perëndimi kundër Moskës, ndërsa u shpreh: Ka ardhur koha për të reaguar fuqishëm. Fati i Europës do të vendoset në terren në Ukrainë.





