Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shpreh shqetësimin se Ukraina nuk ka ushtarë për të rimarrë territoret e pushtuara nga rusët.

“Duhet të mbështetemi tek trysnia diplomatike e komunitetit ndërkombëtar për të detyruar Putinin të ulet në bisedime”, – tha ai. Në një intervistë për shtypin francez, Zelenski e konsideron të pakufishëm shpirtligësinë e Putinit.

“Rusia nuk përdor vetëm trupa koreano-veriore për të sulmuar pozicionet ukrainase, por edhe i fsheh humbjet në radhët e tyre, duke djegur fytyrat e koreano-veriorëve të vrarë në beteja”.

Megjithatë, pavarësisht se u mungojnë ushtarët, ukrainasit ia kanë dalë të reduktojnë që në ditët e para të luftimeve, kontingjentin e Penianit në ndihmë të Moskës. Mediat ndërkombëtare përllogarisin me qindra të vrarë në pak javë përfshirje të tyre në luftime në zonën e Kurskut.

Autoritetet ruse arrestuan autorin e atentatit me eksploziv të Martën në Moskë, të komandantit të lartë të njësisë ruse kundër sulmeve kimike, atomike e bakterologjike Igor Kirillov, një 29-vjeçar nga Uzbekistani, të cilit shërbimi sekret ukrainas i kishte premtuar 100 mijë euro shpërblim.